Emisioni Pro Business në Tv Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek sektori i Ullishtarisë.

Në një intervistë të zhvilluar në zonën e Marikaj, mjaft e pasur me ullinj autokton, Kryetarja e Shoqatës Shqiptare të Vajit të Ullirit Znj. Silvana Subashi tha se Shqipëria gëzon mbi 300 mijë rrënjë ullinj mbi 1000 vjecar dhe ky është një aset për vendin.

Problem është fakti që mungon përkujdesja për ullinjtë nga ekspertët e mirëfilltë dhe këto kultivarë janë në agoni. Znj. Subashi thotë se pandemia shërbeu pozitivisht për sektorin e ullishtarisë pasi qytetarët kthyen vëmendjen tek kujdesi për këto pemë dhe po ashtu u ndërgjegjësuan për përdorimin e vajit të mirë të ullirit. Sipas Kryetares së Shoqatës së vajit të ullirit , pema e ullirit nuk vdes kurrë nësë nuk kërcënohet nga disa faktorë, pasi vetë ulliri gëzon procesin e ripërtëritjes.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë ku do të mësoni më shumë edhe për procesin e përftimit të vajit të ullirit dhe për këshillat që jepen nga ekspertët në mënyrë që të bëni përzgjedhjen e duhur të vajit në treg dhe mos të bini pre e mashtrimeve!

Intervistë: Silvana Subashi – Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Vajit të Ullirit.