Edhe pse ka vetëm pak muaj “Poeme de Rose” ka tërhequr vemendjen e shumë klientëve. E pozicionuar tek bulevardi Zogu I në kryeqytet, Poeme bie në sy për stilin unik që gëzon. Të freskon që nga larg me pafundësinë e luleve që ofron. Jo vetëm kaq, shijet e smoothie dhe coctaileve këtu janë fantastike.

Duke qenë se ka jetuar jashtë vendit, sipërmarrësja Eridjona Bakollari , vendisi ta sjellë stilin e Poeme de Rose edhe në Shqipëri.

Interesi nga vizitorët, thuajse të gjitha grumoshat, ka qenë i lartë. Padyshim domunojnë vajzat por nuk mungojnë edhe djemtë. Tek Poeme de Rose, madje ka klientë edhe nga Franca apo Londra.

Për emisionin Pro Business në tv Klan Plus, Eridjona Bakollari thotë se ka lënë Amerikën për tu rikthyer për të investuar në Shqipëri. Në këtë hap të rendësishë, duke guxuar edhe në periudhë pandemie, kanë ndikuar politikat fiskale lehtësuese për biznesin e vogël  që ofrohen në vendn tonë – thotë Bakollari.

Madje ajo po mendon edhe të zgjerojë familjen e Poeme, me një tjetër vendndodhje në Tiranë dhe në Durrës.

Poeme është kthyer në vendin ideal për të festuar edhe ditëlindje apo evente të tjera. Stafi I specializuar ofron shërbim profesioanl për të gjithë klientët.

Madje çdo të enjte miqtë e Poeme mund të kalojnë çaste të vecanta shoqëruar nga  tingujt e violinës .

Eridjona Bakollari themeluese e “Poeme de Rose”.

Pro Business – Kartmonedhat e reja nga 30 Qershori, te vecantat e tyre – 28 Qershor 2021

Në portofolin tuaj, nga  30  qershori, mund të bëhët pjesë për herë të parë kartëmonedha e re e prerjes më të lartë me vlerë 10 000 Lekëshe  e cila do të përdoret si mjet pagese.

Banka e Shqipërisë tashmë ka prezantuar zyrtarisht dy kartëmonedhat e serisë së re; 1000 Lekë dhe 10000 Lekë .

Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Hedhja  në qarkulli për herë të parë e kartëmonedhës së re të prerjes më të lartë, me vlerë 10000 Lekë, përfaqëson në vetvete përshtatjen e strukturës së kartëmonedhave me evoluimin e strukturës së çmimeve dhe pagave, shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe treguesve të tjerë që lidhen me trajtimin e parasë.

Për Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus Z. Virjon Lalollari, Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqiperise na jep më shumë detaje për kartmonedhat e reja.

Dy kartëmonedhat e reja, përmbajnë elemente sigurie të përparuara, të prodhuara me teknologjitë më të fundit të fushës dhe të personalizuara sipas prerjeve.

Tematika e serisë së re të kartëmonedhave shqiptare evokon momentet më të rëndësishme të historisë së kombit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja në qarkullim vijon të ketë ndër vite një trend rritës.  gjatë vitit 2020, paraja në qarkullim është rritur me rreth 52 miliardë lekë ose rreth 3 herë më shumë se rritja e shënuar gjatë vitit 2019. Gjithashtu, edhe në 5 muajt e parë të vitit 2021 është shënuar një rritje prej rreth 10 miliardë lekësh.

Kultura për kujdesi ndaj parasë ka ardhë në rritje por shqetësim sërish mbetet paraja jashtë kanaleve bankave.

Banka e Shqipërisë po vijon punën për plotësimin e serisë së re edhe me dy kartëmonedhat e tjera, atë 500 Lekë dhe 2000 Lekë, të cilat janë në proces prodhimi.

Intervistë me Z. Virjon Lalollari – Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqiperise.

Ndiqni për më tepër emisionin!