Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek perceptimi që një investitor Shqiptaro- Norvegjez ka për mundësinë që ofron vendy ynë për investime.

Në intervistën me gazetaren Oljana Maloku, Bujar Zhuri Kreu I Nordic Invest Group thotë se të jetosh mes dy vendeve është relativisht e veçantë; mes një vendi të pasur dhe një vendi relativisht të varfër në Evropë dhe diferencat janë shumë të mëdha, por interesat për të bashkëpunuar janë vërtetë interesante dhe të mëdha.

Sa i përket situarës ekonomike Zhuri thotë se  duhet të kalosh në filtër disa faktor që kanë ndikuar sidomos në kohët e fundit siç është rasti i tërmetit, një rast i veçantë për Shqipërinë, që ka shkaktuar një dëm ekonomik. Rasti i dytë është pandemia, e cila ka krijuar shumë pasiguri sidomos në thithjen e investimeve të huaja.

“Duke qenë se Shqipëria si shumë vende të tjera ndodhen përballë një situate vërtetë izoluese dhe jo shumë interesante për të vendosur kapitalet e tyre drejt vendeve të reja siç është rasti i Shqipërisë. Megjithatë interesi vazhdon pasi Shqipëria ka disa potenciale shumë të mëdha, duke qenë se Shqipëria nuk është një vend shumë i madh për kompani të mëdha, por ka potenciale të vogla dhe të mesme që mund të jenë mjaft fleksibël për tregun shqiptarë. “-  thote Zhuri.

SEKTORËT POTENCIAL PËR INVESTITORËT E HUAJ

“Disa nga sektorët janë më interesant për Shqipërinë, është sektori i turizmit, sidomos bregdeti, zona e bregdetit ka një potencial mjaft të madh për investitorët të cilët duan të investojnë në fushën e resorteve dhe shitblerjes së pasurive të paluajtshme në zonën e bregdetit. Agro turizmi është një sektor i rëndësishëm. Kemi edhe disa sektorë siç është energjia e pastër që Shqipëria e ka një potencial të madh ku mund të zhvillohet pa mëdyshje dhe mund të jetë vend i suksesshëm “ – shprehet në Pro Business  Bujar Zhuri Kreu I Nordic Invest Group.

Sa i përket problemeve , investitori Shqiptaro –Norvegjez thote se shqetesuese eshte sjellja e punonjesve të administratës

“Ne duhet të kishim një administratë më e përgjegjshme më vendimmarrëse, më e hapur dhe transparente me investitorët e huaj, sidomos ata perëndimor.”

Tashmë ka një projekt në bujqësi në Shqipëri.

“Është një projekt që e ka zanafillën shumë vite përpara, dhe bashkë kemi bërë një intervistë shumë kohë më parë lidhur me këtë projekt. Është konkretizuar diçka me shtetin shqiptar para disa muajsh. Fakti që jemi në pandemi ka frenuar pak procesin, por gjithsesi ne do ta çojmë përpara këtë investim, dhe shpresojmë jo vetëm të bëjmë investimin por të bëjmë ndihmë në zonë dhe një impakt që do jetë mjaft interesant për banorët e zonës edhe njëkohësisht dhe për produktet shqiptare jo vetëm që do prodhohen këtu, por do kenë destinacion BE-në. Ne flasim për një sipërfaqe start 300 ha por që do rritet me kalimin e kohës, bëhet fjalë për 150-200 punëtor, por do të shikohet në vijimësi edhe rritja. Bëhet fjalë për një industri agro turizëm në të cilën do të prodhohet dhe do të gjurmohet i gjithë produkti që nga faza e hedhjes së farës dhe tek paketimi. “

Ndiqni për më tepër intervistën e plotë me Z. Bujar Zhuri – kreu I Nordic Invest Group.

Pro Business – Pandemia, lulëzimi i pajisjeve mjekësore dhe IT – 7 Qershor 2021