Me vendndodhje afër Dyseldorf në Rhein të Gjermanisë  “TIP POIL“ është një prodhues i lubrifikantëve me cilësi të lartë për vajrat e motorit të makinave ,  për vajrat Industriale, vajrat Hidraulikë, për vajrat e makinave Bujqësorë, si dhe lloje të ndryshme të lubrifikantëve.

Në një intervistë për emisionin Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus z.Sebastian Maier Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së prodhimit Tipp Oil tregon të veçantat e këtij produkti  dhe mënyrën unike që operon në treg.

Në kompaninë TIPP  Oil ka edhe  punonjës Shqiptar. Z.Kushtrim Kabashi   nga Kosova prej vitesh  bashkëpunon me  Z Sebastian Maier.

“E veçanta për Tippoil është se ne jemi prodhuesi i parë në të gjithë botën me një sistem inovativ cikli unik “Rebottle”.Sistemi i depozitave Rebottle u prezantua nga ne në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe për shkak të qëndrueshmërisë inovative. Kjo na bën prodhuesin e parë në botë që ka arritur të rimbushë kontejnerë të vegjël nga 1 litër në 20 litra dhe t’i pastrojë ato në mënyrë të tillë që kontejnerët të jenë të lirë nga mbeturinat.“ – tha Z Sebastian Maier

Lubrifikantët TIPP Oil kanë gjetur treg në shumë vende të botës për shkak të cilësisë por edhe misionit për të mbrojtur mjedisin. Kjo ka bërë që partnerët e shumtë të mos hezitojnë në përzgjedhjen e këtij produkti.Prodhuesit e TIPP Oil e shohin edhe Shqipërinë si një vend të përshtatshëm për të bashkëpunuar në furnzimin me pruduktet e vajrave të shumllojshëm ndaj i bëjnë thirrje të drejtohen tek www.tipoil.com për të kontaktuar . 

Por cfarë e bën kaq të vecantëTIPP OIL?

Drejtues të kompanisë thonë se me markën  “Rebottle” prodhuesi Tipp OIL  ka sjellë për herë të parë një risi duke hedhur në treg në Gjermani sistemin e parë të depozitimit  për shishet  e plastikës. Tipp Oil mundëson vendosjen në pikat e klientëve të  kontenierëve dhe shishet boshe mblidhen dhe përgatiten për riciklim. Klientët  që ndjekin këtë cikël, marin 0.25 cent për çdo shishe.

TIPP OIL ka marrë edhe cmime të ndryshme  e po ashtu produktet janë te testuara në laborator dhe   gëzojnë  certifikime të larta  ISO për cilësinë  e lubrifikantëve dhe për ruajtjen e mjedisit sipas standarteve.

Kompania TIPP Oil thekson se gjithmonë ka në qendër klientin për ti shërbyer maksimalisht me cilësinë më të lartë  dhe po ashtu për të ruajtur  me cdo kusht mjedisin.

Intervistë me z.Sebastian Maier – Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së prodhimit Tipp Oil

Pro Business – Interesi Amerikaneve per te bere biznes ne Shqiperi! (19 Prill 2021)

Pro Business në televizionin  Kombëtar Klan Plus është ndalur në pjesën e dytë të emisionit tek intervista me Z. Mark Crawford, investitor dhe ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

I ftuar në studio me gazetaren Oljana Maloku,  Crawford tha se Amerikanët po “Shfrytëzojnë” rastin për  të bërë biznes në Shqipëri dhe pasi kanë gjetur një terren më të favorshëm edhe përgjatë periudhës së pandemisë.

Crawford tha se pandemia mund të sjellë edhe investitorët Ëngjëj në Shqipëri, të cilët shquhen për shfrytëzimin e rasteve të tilla, pra gjejnë në vështirësi subjekte të ndryshme dhe bëjnë blerje të aseteve. Sipas Z. Crawford kjo mund të rigjallërojë sektorë të caktuar sic është turizmi.

Investitorët e huaj gjatë kësaj kohe po studiojnë situatën në Shqipëri, për të parë nëse do të ketë ndryshime fiskale pas zgjedhjeve – shprehet Mark Crawford.

Për të disatën herë sipërmarrësit e huaj vazhdojnë të kërkojnë ngritjen e një kadastre online për pronat për të bërë transparencë të plotë lidhur me këtë proces.

Intervistë me Z. Mark Crawford  Investitor dhe ish-presidenti i Dhomës
Amerikane të Tregtisë