” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Sfidat aktuale të skemës së pensioneve dhe mënyrat se si duhet të përmirësohet më tej ishin në fokus të emisionit “Pro Business”  në Klan Plus. Qeveria ka nisur një diskutim me pensionistët për të folur për gropën financiare ku ndodhet kjo skemë dhe po ashtu pritet që së shpejti të dilet me një skemë të re që do të bazohet tek parimi i kontributeve. E ftuar në studio Znj. Romina Radonshiqi, Eksperte Ekonomie ka sjellë një analizë të detajuar të mënyrës se si funksionon sot dhe problemet me informalitetin e pagave.

Sipas ekspertes duhet zgjidhur problemi tregut  të punës.

“Prioritare është zgjidhja e  tregut të punës sepse gjithçka që nga këtu nis. Duke qënë se kemi raportin përfitues-kontribues 1 me 1, atëherë shohim që niveli I kontribuesve në këtë skemë është tepër I ulët. Ndaj dhe qeveria ka vendosur të luftoje informalitetin me masa serioze, por ko vetëm informalitetin por edhe evazionin fiscal. Mund të themi se disa nga sektorët që bëjnë evasion fiscal janë ata sektorë që janë më të zhvilluar së fundmi sic është turizmi dhe sektori I ndërtimit.”- u shpreh Radonshiqi.

Ekspertja na shpjegon elementët që ndikojnë tek formimi i pensionit dhe arsyet përse janë në disa nivele.

“Skema e pensioneve varet nga disa faktorë. Së pari nga numri I viteve që pensionisti ka kontribuar, nga paga të cilën ai ka marrë në të shkuarën e tij, arsimi që ka pasur, vështirësitë në punë. Të gjitha këto janë pjesë ë skemës së pensionit në llogaritje, e më pas një individ që del ne pension së fundmi merr një nivel pensioni më të lartë se sa një individ që ka numrin më të madh të viteve para viteve 90. Dhe kjo ështa arsyeja që disa individë kanë nivel pensioni më të lartë, disa të ulët dhe disa mesatrë.Në 2023,  50% e pensionistëve sidomos më tepër kanë qenë gra, kanë marrë pension të pjesshëm, që do të thotë se nëse I përkthejmë në para pra një individ me pension të pjesshëm merr diku tek 9.700 Lekë. Çka do të thotë se kjo vlerë nuk mjafton për të mbyllur dot një javë e jo më një muaj. Kjo për arsye se numri më I madh të viteve të tyre të punës kanë qenë më shumë në sektorin informal të tregut të punës.” – u shpreh ekspertja e ekonomisë në Pro Business.


Por si do të dilet nga kjo gropë e krijuar? Romina Radonshiqi jep disa alternativa ku e rendësishme është rritja e pagave nga bizneset dhe nuk përjashton edhe idenë e pensionit privat me detyrim.


“Biznesi nuk duhet të paguajë më nën dorë, por të rrisë pagat realisht dhe t’I deklarojë. Gjithashtu kërkohet një lloj sensibilizimi dhe nga vetë ne qytetarët, nga të rinjtë, nga biznesi sepse jo çdo gjë zgjidhet me detyrim, por duhet të kuptojmë që është shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë që të jemi pjesë e skemës së kontributit për pensionet.Nëse do të ndiqnim skemën pensione private të detyrueshme, si një shtyllë e tretë siç e ka ndjekur dhe Maqedonia e Veriut,  do të ndikonte shumë pozitivisht në skemën e pensioneve në vendin tonë. Pasi në Shqipëeri çdo gjë që bëhet e detyrueshme rritet numri I kontribuesve, ndërsa nëse e lëmë në dorë të qytetarit apo individit, nuk ka hapa positive”- shprehet më tej.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

E ftuar në studio Znj. Romina Radonshiqi, Eksperte Ekonomie/ Pedagoge

#pension #skemepensionesh #kontribute #pensionistë #ekonomi #probusiness #oljanamaloku

#tvklanplus #probusiness #rominaradonshiqi #tvklan