Emisioni Pro Business në Tv Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek luhatjet më të fundit të çmimeve në treg tek produktet e shportës, karburantet dhe tek dëmi që po sjell tek një nga sektorët sic është ai I industrisë së drurit.

I ftuar në studio me gazetaren Oljana Maloku ishte eksperti për cështjet ekonomike Z.Vjoldi Danaj I cili tha se rritja e cmimeve që u aplikua për disa ditë tek qytetarët ishte e papërballueshme, dhe në Shqipëri rritja reflektohet disa fish më shumë se në vendet e tjera. Danaj vlerëson ngritjen e bordeve të transparencës për naftën dhe ushqimet madje thotë se ishte I vonuar.

Lidhur me luhatjet e cmimeve të nafyës, Danaj thotë se ulja ështe reflektuar pas ndërhyrjes së qeverisë por ka ende vend për ta cuar në nivele të pranueshme. Sa I përket cmimit të energjisë, eskpertët thonë se edhe pse nuk pati rritje tek familjarët dhe biznesi vogël, sërish indirekt kosto e rritjes tek biznesi I madh po reflektohet tek konsumatori fundor. Në pjesën e dytë të emisionit në fokus ishte sektori I Industrisë së prodhimit dhe përpunimit të drurit.

Sipërmarrës nga ky sektor thonë se kriza e cmimeve dhe mungesa e lëndës së parë po con në vështirësi dhe në prishje të kontratave. Kjo situatë pritet të sjellë mjaft vështirësi e po ashtu edhe rritje të cmimeve të arredimeve në treg.

Intervistë me Z. Vjoldi Danaj – Ekspert Ekonomie

Intervistë me Z. Sulejman Ulliri – Kryetar I Klasterit të Drurit

Intervistë me Z.Bardhyl Beqiri – Sipërmarrës

Intervistë me Z.Dritan Ajdinaj – Pedagog