Emisioni Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek bizneset e sektorit Horeca (që operojnë në fushën e hotelerisë, restoranteve dhe kafeve) dhë në një biznes që merret me tregti onlinë të dhuratave të personalizuara për fëmijë dhe të rritur.

I ftuar në studion e Pro Business  Z.Stefan Strazimiri President i Kompanisë Organizatore Të Panairit “Horeca”, thotë se sa kohë Shqipëria ka numrin më të lartë të kafeneve në botë, rrjedhimisht edhe numri i të prekurve është tepër i lartë pasi ky sektor ka të punësuar afro 100 mijë persona edhe pse jo të gjithë janë të formalizuar.

Vec kufizimit të orarit në qarkullim, sipas Strazimirit ky sektor është prekur edhe nga rënia e konsumit e ndikuar nga pasiguria ekonomike.

Në emer të subjekteve që operojnë në këtë sektor, Strazimiri bën thirrje për ndërhyrje në heqje taksash, sic është ajo që sipas tij paguajnë hotelet për konferenca, por që aktualisht nuk po ushtrohet kjo veprimtari.

Ndiqni për më tepër intervistën në studio me  Z.Stefan Strazimiri President i Kompanisë Organizatore Të Panairit “Horeca”…

“Raenla Online Shop”, biznesi që nuk u prek nga pandemia (8 Shkurt 2021)

Pro Business në tv Kombëtar Klan Plus ka patur për herë të parë në fokus një biznes që në fakt nuk është prekur nga pandemia. Bëhët fjalë për  Raenla Online Shop themeluar nga  Ermelinda Helmësi prej më shumë se një viti. Edhe pse ka përkuar aktiviteti i saj në kohën e pandemisë, fatmirësisht situata e vështirë nuk ka ndidkuar në rënien e shitjeve.

Kjo për faktin se Ermelinda ka ditur të gjejë pikën ne dobët për të gjithë, që janë fëmijët.

Duke qënë se Raenla Shop Online tregton më së shumti dhurata të personalizuara për fëmijë; pa përjashtuar këtu edhe të rritur; kjo ka bërë që askush mos të kursehet në blerje dhe porositë të vijojnë normalisht.

Aktualisht Raenla operon vetëm onlinë dhe bën dërgesa në shumë vende brënda dhe jashtë Shqipërisë në mënyrën më të shpejtë.

Por nuk mungon edhe dëshira për të hapur një dyqan fizik në vijim dhe kjo është një ndër objektivat e Ermelindës në vijim , e cila pret ta rrisë këtë biznes ashtu si vajzat e saj binjake, nga të cila tmori indicjen për të hapur këtë aktivitet.

Ndiqni për më tepër interistën e Ermelindës për të mësuar më shumë rreth dhuratave pafund të personalizuara që gjejnë përdorim në cdo rast feste apo ditë të shënuar.