Për tre ditë me radhë (13-15 Teto), Expo City Albania u kthyer në qëndrën më të madhe të linjës
së lëkurës dhe tekstilit duke bërë bashkë për herë të tretë prodhuesit, importuesit dhe
eksportuesit e lëkurës, makinerive, aksesorëve dhe subjekteve që kanë lidhje me këtë sektor.
Në hapjen e eventit Znj Aulona Hoxha Ceo e Expo City, tha se ky panair pritet ti vijë në ndihmë
këtij sektori që është prekur nga pasojat e pandemisë dhe që sot po përballet me efektet
negative të krizës së cmimeve.


Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të ndryshme nga politika dhe bota e biznesit.
Z. Andi Seferi Zv/Kryetar i Bashkisë së Tiranës tha se institucioni i bashkisë është i gatshëm për
tju përgjigjur kërkesave të subjekteve për problematika të ndryshme.
Ndërsa Z.Nagib Fejzin, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar theksoi rëndësinë e peshës
që zënë eksportet e tekstilit dhe lëkurës në rajon.


Një delegacion i Aleancë Kosovare të Bizneseve me disa prodhues të sektorit të tekstilit dhe
veshjeve kanë marrë pjesë në Edicionin e tretë të këtij panairi. Kryetari i Aleancës Kosovare
të Bizneseve Agim Shahini në fjalimin e tij tha se sektori i tekstilit dhe i lëkurës në Kosovë dhe
Shqipëri është sektor i rëndësishëm por është i pambështetur nga institucionet qeveritare dhe
është i goditur nga konkurenca nga korporatat e fuqishme sidomos nga shtetet aziatike
Kryetari i North Macedonia Invest Z.Bekim Emini tha se në fokus është promovimi dhe nxitja e
kompanive per tregje te reja.


Ndërkohë përfaqësues të biznesit nga fusha e lëkurës dhe tekstilit nga rajoni theksuan
mungesën e fuqisë punëtore si problem të të gjithë rajonit.


“Në këtë moment kemi më shumë se një problem dhe na duhet të gjejmë një zgjidhje të
shpejtë për të gjitha. Problemi kryesor është mungesa e fuqisë punëtore prej vitesh, e cila ka
prekur tërë rajonin. Ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje fikse për këtë problem. Situata e
krijuar nga lufta në Ukrainë dhe mungesa e energjisë elektrike, kanë ndikuar shumë në
industrinë tonë, duke rritur kostot e prodhimit. Për disa kompani kostot janë 10 herë më të
larta. Në disa raste, disa kompani janë mbyllur për shkak të kësaj situate”- tha Znj. Marijana
Perkovska , Presidente e Textile Cluster North Macedonia


Ditet e panairit prodhuan edhe debate, u ngriten ceshtje qe shqetesojne sektorin dhe u
parashtruan edhe kërkesa per zgjidhje. Sot situata e kompanive te lekures dhe tekstilit eshtë
përkeqësuar, kjo theksohet nga vetë bizneset, nga ekspertët dhe përfaqësues të biznesve,
brenda dhe jashtë vendit. Në panairin Promovimi i Eksportit synimi ishte hapja e dialogut mes bizneseve dhe institucioneve akademike dhe atyre shteterore per te permiresuar aftesine
konkurruese te sektorit dhe oportunitetet qe ofrohen ne tregun Anglez dhe Evropian. Z. Edvin
Prençe, Kryetari i shoqatës së ProExport Albania, shprehet se situata është e vështirë dhe i bëri
thirrje qeverisë për të marrë masa konkrete për përmirësimin e gjendjes së sektorit. Po ashtu
bashkëpunimi me shkollat profesionale është jetik por duhen gjetur mekanizmat e
duhur.Përfaqësues të biznesit të huaj bënë thirrje edhe për përshtatje me modelet e reja,
dixhitalizim të sektorit , aktivizim të rrjeteve sociale, certifikime dhe përshtatje për tregje të
reja pasi shqipëria dhe Ballkani janë vende tërheqëse pasi zejtaria është e mirë dhe tregu
kërkon cilësi dhe jo thjesht sasi produktesh .


Expocity Albania, qendra më e madhe e organizimit të panaireve ndërkombëtare në rajon, prej
vitesh vendos në qendër të vëmendjes çdo sektor në Shqipëri. Linja e lëkurës është prekur për
dy vite rradhazi duke u ndërthurur me industrinë e tekstilit dhe atë të modës.

Intervistë Znj.Aulona Hoxha Ceo, Expo City Albania
Intervistë me Znj. Emanuela Hykollari Drejtuese Projekti, Expo City Albania