” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Emisioni Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus ka patur në fokus Sfidat e Ekonomisë
dhe të Sektorit Bankar. Ndikimi i rritjes së normës bazë të interesit tek kreditë akuale dhe ato të
reja, presionet inflacioniste dhe hapat që duhen ndjekur për të mbajtur nën kotroll situatën.

I ftuar në studio me gazetaren Oljana Maloku Eksperti I Ekonomisë, njëherësh Presidenti I UET-
së , Z.Selami Xhepa tha se qëndrimet e Bankës së Shqipërisë deri tani kanë qenë të përshtatshme
dhe një lloj imitimi i politikave të kujdesshme që ka ndjekur dhe Banka Qendrore Europiane .

“ Në këtë kuptim politika monetare në Shqipëri vazhdon akoma të karakterizohet në gjykimin tim
dhe besoj dhe të studimeve është akoma akomoduese, pra normat e interesit vazhdojnë të
konsiderohet të ulëta, cka do tëthotë hapësira për rritjen e mëtejshme të tyre ekizston dhe duhet
të realizohet në mënyrë që tëmbajmë nën kontrroll fenomenin e rritjes shpërthyese të cmimeve që
ka karakterizuar ekonominë për më shumë se 1 vit aktualisht. Kështu që pavarësisht së Banka
Qendrore po përpiqet të jetë e kujdesshme për të mos goditur fort dhe për të mos dhënë efekte të
forta negative sidomos kur bëhet fjalë për borxhin e qeverisë që edhe tashmë ësht ëmjaft i lartë
dhe nga ana tjetër për të mos rrezikuar edhe rritjen e të sistemit tonë financiar mendoj që kjo lloj
maturie do të ketë si kosto që inflacioni do të vazhdojë.”- thotë Xhepa.

Kërcënim do të vijojë të jetë inflacioni dhe ndikimi në rritjen e varfërisë.
“Duhet të kuptojë që dhe barra e rritjes së cmimeve është shumë më e fortë sesa thjesht
indikatori i përgjithshëm i inflacionit dhe po qe se do të shikojmë efektet sociale që ka patur kjo,
tashmë dhe studimet e para kanë filluar të dalin që fjala vjen varfëria po rritet shumë, vlerësimet
janë që për shkak të rritjes së inflacionit ndoshta gati deri 90% të popullatës mund t’i bashkohet
pjesës së popullsisë në varfëri që jeton në kushtet e varfërisë, dhe jo vetëm kaq, sepse duke qenë
një taksë disproporcionale që godet gjithmonë ata që janë me të ardhura më të ulëta, jo vetëm që
ndikon në varfëri, por njëkohësisht e hollon edhe më shumë shtresën e mesme të shoqërisë, pra
ata që kanë të ardhura relativisht më të mira dhe paguajnë një faturë akoma më të lartë, sepse
kjo është klasë që shpenzon më shumë fjala vjen për transportin dhe për pasojë goditet më shumë
akoma nga burimet e energjisë në rastin konkret nga nafta, kështu që në dimënsionin e vetë
social mendoj që jo vetëm ka probleme me varfërinë por edhe me shtresën e mesme të shoqërisë,
pasuria e së cilës do të hollohet dhe më shumë për shkak se njerëzit janë të detyruar që ta
përballojnë këtë situatë duke përdorur kursimet e kaluara etj”- thekson Xhepa.

Ndërkohë në pjesën e dytë të emisionit Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave  z.
Bledar Shella thotë se ende nuk janë parë element të stepjes nga kredimarrësit për shkak të rritjes
së normës bazë të interesit.

Sipas Shellës ende interesi për kredi qëndron në nivele pozitive. Sa I takon frikës për një rritje të
mundshme të kredive në probleme në vijim për shkak të situatës së krijuar me inflacionin,
Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave  z. Bledar Shella thotë se  bankat kanë gati skenarët
për ta menaxhuar situatën për frenimin e kredive me probleme.