” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus. Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Papunësia shënoi rënië në tremujorin e dytë të këtij viti e që për eksperët përkthehet si efekt I
tre faktorëve.

I ftuar në emisionin Pro Busienss në Klan Plus, Eksperti I karrierës dhe Punësimit
Z. Erion Muça tha se ndër faktorët kryesorë është ndikimi në tregun e punës i punësimit
seoznal, niveli I lartë I emigrimit dhe regjistrimi në zyrat e punësimit nga qytetarët e papunë.
“Sigurisht ndër faktorët kryesorë është ndikimi në tregun e punës i punësimit seoznal.
Kuptohet që ne vijmë menjëherë direkt pas sezonit turistik ku dhe numri i të punësuarve
sezonalë është rritur ndjeshëm dhe rrjedhimisht të deklaruar ata ndikojnë në zbehjen dhe
reduktimin e papunësisë dhe së dyti është niveli i lartë i emigracionit.

Ne kujtojmë që pothuajse cdo vit largohen mesatarsisht 30-35’000 individë që të gjitha tipologjive dhe
karakteristikave, niveleve të formimit dhe kualifikimit apo zanateve dhe profesioneve të
caktuara duke ndikuar dhe statistikat kombëtare të nivelit të punësimit në vend.Faktori i
tretë sigurisht lidhet shumë me faktin që tanimë një pjesë e mirë e të papunëve po ndërmerr
hapin për t’u regjistruar pranë zyrave të papunësit si të tillë duke bërë një menaxhim disi më
të mirë dhe më efikas që zyra e punës bën mes klasifikimit të atyre të papunëve që deri dje
ishinf iktivë sepse u bllokohej një dokumentacion për të qenë si të tillë dhe atyre që janë
realisht të tillë dhe ky klasifikim tanimë po heq nga numri i të papunëve ata të papunë fiktivë
të cilët deri dje kanë qenë pjesë e listave të pritjes në zyrën e punës.”-shprehet Muça.

Muca tregon se në cilët sektorë u punësuan më shumë qytetarët.
“Sigurisht përvec turizmit që ka qenë edhe trendi i këtij tremujori, një rritje të punësimit ka në
sektorin dhe industrinë fasone, kërkesa të vazhdueshme dhe është rritur ndjeshëm numri i të
punësuarve në sektorin e ndërtimit kjo për efekt të bumit dhe hovit që ka marrë industria e
ndërtimit të paktën vitin e fundit duke hapur një larmishmëri frontesh pune ku shumë
punëtorë janë të interesuar për të qenë pjesë e kësaj industrie.

Ka një rënie të sektorit të
industrisë Call Centre për sa i përket numrit të të punësuarve kjo dhe si rrjedhojë e  frenimit të
kontratave kryesisht nga shteti italian duke u mundësuar gjithnjë e më pak projekte të
ndryshme për t’i lëvruar outsource nga Shqipëria, por janë rritur shumë kompani që ofrojnë
shërbime të programimit apo fushës së teknologjisë dhe informacionit që tanimë kanë rritur
jo vetëm prezencën në Shqipëri, por kanë rritur dhe numrin e punonjësve që këkrojnë pranë
tyre, kryesisht të rinj që i trajnojnë dhe i përgatisin mbi nevojat e tyre specifike.”- shprehet
Muça.

Ndiqni për më tepët emisionin e plotë!