Dhoma Amerikane e Tregtisë ka ngitur më parë shqetësimin për investimet e huaja në Shqipëri duke kërkuar një reformë të thellë nga qeveria për këtë cëshjte pasi 2 projekteve të fuqishme si TAP dhe DEVOLL po i vjen fundi. Sipas Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë z. Enio Jaço korrupsioni po i mban larg investitorët e huaj. E ftuar në emisionin Pro Business në Klan Plus me gazetaren Oljana Maloku , znj. Mileva Meksi Drejtore e Investimeve pranë agjencisë Aida thotë se sa i përket korrupsionit, Reforma Anti – korrupsion është një reformë që kërkon kohën e vet dhe po punohet në këtë drejtim nga të gjitha institucionet. Prona është një nga problemet më të mëdha që të gjitha investimet në sektorë të ndryshëm hasin në Shqipëri. Meksi thotë se ka interes nga investitorët e huaj sidomos për investimet në turizëm. “Nga viti 2016 ka patur interes për projekte strategjike afro 48 dhe janë trajtuar në komitetin e invetimeve strategjike 28 nga te cilat 12 kane marë vendim pozitiv per tju miratuar statusi strategjik. Ne 12 projekte investmi ku vlera totale e propozua është 690 mln euro, ne presim që brenda 2020-2021 të kemi nje investim nga këto kompani prej 350 mln euro ,te paktën gjysma. Në 12 projekte të aprovuara më shumë se gjysma janë në sektorin e turizmit, shohim boom interesi falë edhe lehtësirave fiskale.”- tha Meksi. Ajo flet edhe për konkretizime.