Pro Business u ndal këtë të hënë tek kompania Dexi, me seli qëndrore në SHBA, e cila prej dy vitesh operon edhe në Shqipëri. 

Klientet  e Dexi- t sherbehen kryesish ne Europe dhe Amerike veriore dhe  si me kryesoret jane gjigandët Samsung, Gartner, Wunderman, McKensie, Bain and Company etj.

Dexi, si  Platforma me e fuqishme tregetare ne bote  ofron njohuri të fuqizuara nga inteligjenca artificiale për të zotëruar rritjen në biznesin tuaj tuaj, nxit  tejkalimin e  konkurrencës dhe nxist rritjen e qëndrueshme të të ardhurave. 

Misioni i kompanisë është aktivizimi i markave tregtare dhe shitësit me pakicë për të marrë kontrollin tregjeve te tyre dixhitale me saktësinë dhe shkathtësinë e tregtisë me shpejtësi të lartë.

Aktualisht  kompania  numeron rreth 75 te punesuar ne Shqiperi kryesisht ne pozicionet e inxhinierise softuerike, zhvillimit te biznesit, marketingut dhe suportit teknik. 

Jacob Laurvigen Drejtor Ekzekutiv njeherësh  Bashkëthemelues i Inteligjencës Tregtare Dixhitale  “Dexi” shpjegon për Pro Business se cfarë ofron konkretisht kompania që ai drejton.

 “Dexi ofron Inteligjence biznesi, neqoftese mund ta perkufizojme keshtu korporatave te medha, si psh Samsungut, Amazon-it, Microsoft etj.  Duke qene qe me se shumti keto biznese kane levizur ne tregjet online, cdo gje matet nepermjet te dhenave dhe dataseteve, dhe ajo qe Dexi ka implementuar per ti ardhur ne ndihme ketyre korporatave eshte sistem i monitorimit te te dhenave te tyre te kombinuara me ofrimin e zgjidhjeve nepermjet “inteligjences artificiale” Pra, ne terma me te thjeshte, te gjitha bizneset qe operojne nepermjet ëeb-it jane te interesuar per informacione dhe monitorim te produkteve te tyre, kur jo gjithmone keto produkte tregetohen nepermjet kanaleve direkte te ofruara nga vete kompanite.  Kete informacion Dexi e perpunon nepermjet sistemeve te ndertuara nga vete ne, ne nje menyre te kuptueshme per vendimmarresit e ketyre kompanive, ku keta te fundit mund te vleresojne, ndryshojne dhe akselerojne strategjite e tyre te marketingut.   “- shpjegon Laurvigen.

Dexi në Tiranë është vendosur në ambjentet e kullave binjake dhe ecuria ka qenë e kënaqshme.Synimi I ekipit te Dexi është për   te per te krijuar me teper teknologji qe do i vijne ne ndihme njerezve dhe bizneseve.

Ndërkohë  Shefi i sektorit Delivery  në “DEXI” , Ed Boris thotë se  Skuadra e sherbimit Teknik  bën magji, pasi perkthen nevojat e klienteve ne realitet nepermjet roboteve te cilet mbledhin te dhena nga burime te disponueshme ne Web. Por pëse është kaq i rëndësishëm automatizimi i te dhenave?

“Automatizimi eshte kritik ne Teknologjine e Informacionit sepse sikurse i permend here pas here skuadres sime, nuk ke perse te perserisesh dy here dicka qe mund ta besh vetem nje here. Persa i perket te dhenave, te dhenat ne jeten moderne te jetes se biznesit jane absolutisht kritike dhe interneti sikurse e dinte te gjithe, eshte masiv. Nuk mund ta besh asgje manualisht Duhet bere patjeter automatizim. Po flasim per robote. Ka lloje te ndryshme automatizimi. Eshte ajo qe quajme automatizim inteligjent i cili eshte ne parim ajo cfare Dexi u dorezon klienteve”- shprehet Boris.

Ilir Halilaj  Drejtor i Përgjithshëm i  DEXI-t  në Tiranë  thotë se prania e një kompanie kaq të fuqishme në vend  është një tregues mjaft pozitiv edhe për Shqipërinë pasi tregon se kemi plotsuar disa kritere që Dexi ka vendosur të vendoset këtu. Shërbimet tekneologjike dhe digjitale sipas Halilaj, ulin kostot për kompanitë dhe rrisin produktivitetin.

Kompania Dexi  është themeluar në Angli në vitin  2015 dhe tashmë është e shtrirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Londër, Danimarkë dhe Tiranë. Synimet e kompanisë janë për një zgjerim të mëtejshëm edhe në destinacione të tjera.

Ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë!

Jacob Laurvigen – Group CEO & Chairman | Dexi.io

Ed Boris – Chief Delivery Officer | Dexi.io

Ilir Halilaj – General Manager of Tirana Office | Dexi.io

Ermira Murataj – Head of Support | Dexi.io

Rando Shtishi – Senior Javascript Developer | Dexi.io

Exhei Murati – DevOps Engineer | Dexi.io