15 miliardë lekë janë parashikuar për bujqësinë dhe zhvillimin rural gjatë këtij viti. Ndër objektivat e qeverisë është edhe arritja e shifrës 1 miliard USD eksporte bujqësore, të dominuar nga perimet, frutat, bimët mjekësore dhe aromatike, akuakultura etj. Emisioni “Pro Business” kishte në   fokus sektorin e bimëve medicinale i cili dikur kishte mbi 90 mijë të punësuar. Sot situata ka ndryshuar dhe aktorët e tregut rendisin disa problematika ndër to rënia e forcës grumbulluese në natyrë.

Sa i takon mbështetjes financiare për këtë sektor Z. Filip Gjoka  Kreu i Shoqatës Së Bimëve Medicinale thotë se shqetësim mbeten subvencionet.

“Duhet të ishte rishikimi i ligjit të cilin e kanë bërë që duhet të bashkohen një grup fermerësh mbi 5 apo 7 fermerë për të përfituar nga këto subvencionet për kultivimet. Së pari, ligjit I kanë lënë një kleçkë që nëse një nga këta 7 fermerë, njëri nuk plotëson dokumentacionet, bie I gjithë procesi dhe gjithë shpenzimet që ky grup fermerësh ka realizuar për të përfituar këtë fond. Duhet të rishikohet si ligj dhe duhet të shtohen fondet, pasi janë të pamjaftueshme, edhe për bimët mjekësore po e po, por edhe për fruta-perime, vreshtari apo në total si bujqësi.”

Si domosdoshmëri sheh nevojën e fondeve nga BE.

“Fondet e BE-se per Bujqësinë. Janë mjaft të domosdoshme për bujqësinë, e sidmos për sektorin e bimëve mjekësore ku tashmë kërkesat e larta të cilësisë që po kërkojne si tregu europian por dhe tregu amerikan. Kështu që kërkohen investime më të mëdhaja për t’I dhënë vlerë produktit tonë që është për të ardhur keq që një pjesë e saj shkon për material të cilin e rrisin fitimin kompanitë gjermane apo spanjolle në dhjetra herë krahasuar me atë çfarë mund të përpunojme e prodhojmë në Shqipëri.”-tha Gjoka.

Sot sipas, Gjokës ka një rënie me afro 30% të forcës grumbulluese në natyrë për bimët medicinale.

“Rënie ka me gati rreth 30% të forcës grumbulluese në natyrë. Në disa fabrika të tonat kemi probleme me punonjësit të cilët jemi të detyruar dhe I kemi sjellë nga India dhe vende të tjera ku kemi 2 vite tashmë janë përshtatur në ambientet tona. Përballë kësaj situate të krijuar në industrinë tonë apo në sektorët e tjerë të agropërpunimit, duhet një plan masash dhe një ndërhyrje më e detajuar dhe më konkrete nga ana e instancave të qeverisë.”


Në këtë sektor ka më pak të punësuar.

“Nga rreth 90 mijë që ka qëne, tashmë ka rënë diku te 60 mijë individë, fermerë, grumbullues, përpunues dhe eksportues që janë dhe nëse do të vazhdojë ky trend, mendoj që çdo vit kemi për të humbur njerëz të cilët po largohen më shpejtësi këtij sektori. Një pjesë e kompanive tona kemi filluar përpunimin e e thellë pa pritur akoma këto fonde sepse koha nuk pret. Se një treg që e keni sot apo mund ta kapni në këto 2 vite është e pamundur sepse shumë vende po I drejtohen në mënyrë galopante tregut të bimëve mjekësore dhe punojmë që kemi rritur importet nga shumë vende të ndryshme të botës për t’I sjellur këtu dhe për t’I përpunuar dhe për t’I eksportuar falë tregjeve të qëndrueshme që ne kemi. Me vende si Amerikën, Singaporin, me Australinë, me Kinën tashmë, me vende që nuk kanë qënë shumë të njohura me vendin për bimët mjekësore.”


Shqipëria është mjaft e kërkuar në tregun e huaj dhe këto janë disa prej tyre që kanë shënuar rritje të eksporteve.

“Kanë qënë produket farmaceutike, kanë qënë ideusi, kanë qënë mëllaga e bardhë, dëllinja e zezë, balsami, boronica, qumështorja të cilën kanë filluar ta përdorin edhe në formë kafeje. Fokusi dhe kërkesa janë te shumëllojshmëria e artikujve/produkteve tek tregjet e reja të cilat kanë hapur disa kompani. Po të ishte tregu valutor(euro) si 2 vite më parë, nuk do kishim rënie me 3-4%, por do ishim diku te gati 8-9% rritje, sepse të gjitha f   që raportohen në doganë janë në Lek në bilancet tona.”- u shpreh Gjoka.


Për më shumë ju ftojmë të ndiqni emisonin e plotë në kanalin youtube të Tv Klan nën drejtimin e gazetares Oljana Maloku.

I ftuar Z. Filip Gjoka  Kreu I Shoqatës Së Bimëve Medicinale


#bimemedicinale #bimearomatike #bujqesi #probusiness #oljanamaloku
#tvklanplus #filipgjoka #eksport #sherebela #prodhim #grumbullim