” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Emisioni Pro Business në Tv Klan Plus është ndalur tek situata aktuale e SME-ve në Shqipëri që përbën numrin më të madh të sipërmarrjeve në vend. I ftuar në studio Z.Daniel Guçe, Drejtor pranë “SME Albania” sjell një panoramë të situatës aktuale ku po spikasin bizneset e lidhura me turizmin. “Ka qënë një trend në rritje vitet e fundit. Nëse I referohemi statistikave për vitin 2023, kemi le të themi diku te 4% plus krahasuar me vitin 2022. Është po e njëjta ecuri përsa I përket edhe sektorëve dmth që tregtia është ajo që dominon krahasuar me sektorët e tjerë, qoftë për sa I përsa I përket numrit total të regjistrit, por edhe rritjes që është bërë ndër vite. Ndërkohë që turizmi është nga ata sektorë që ka filluar 4-5 vitet e fundit të ketë një trend rritës sa I përket ekosistemit të vet.” – u shpreh Guçe. Konkretisht sektorët janë të përqëndruar në këto drejtime. “Shërbimi është një nga ato sektorë që përfshin disa element Brenda. Po ta marrësh dhe inovacioni dhe turizmi apo sektorë të tjerë qasen tek shërbimet, por ato shërbime që kanë mundësi të rinjtë për të zhvilluar aplikacione apo për të zhvilluar module të cilat mund të implementohen brënda Shqipërisë apo dhe jashtë, për të gjetur një treg përtej këtyre kufijve, I kanë dhënë mundësinë të rinjve shqiptarë për të krijuar një sipermarrje start up.”-tha ai. Tashmë ka edhe një strategji nga qeveria për këtë kategori biznesesh. “Në Shqipëri dominojnë mbi 60% e totalit sipermarrjet mikro, 1-4 sipas INSTAT. Pra janë sipermarrje nga të rinjë apo persona që krijojnë sipermarrje për të krijuar mundësinë e vetpunësimit, pra në në një sipermarrje mikron nga 1-4 persona. Ka një lajm të mirë për sipermarrjet shqiptare pasi kemi strategjinë 2021-2027 përsa I përket zhvillimit të biznesit dhe investimeve.”- tha Daniel Guçe. Për tu zhvilluar më tej një rol të rëndësishëm luajnë edhe insitucionet financiare por problem mbeten normat e larta të interesit. “Bankat në Shqipëri nëse do të ofronin grante, do të ishte shumë mirë, por problemin më të madh e kanë që ne akoma në Rajon me normën më të lartë të interesit. Pra Banka në këtë rast do të kishte një rol të rëndësishëm në portofolin e ndarjes së kredive, kryesisht për ato që quhen sipërmarrje të vogla dhe të mesme. Por në realitet ato I shikojnë si sipërmarrje me risk të lart, për shkak edhe të mungesës së kolateralit. Grantet janë prezente”. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë! Intervistë me Z.Daniel Guçe, Drejtor pranë “SME Albania” #sme #smealbania #biznese #startup #kompani #turizem #bujqesi #digitalmarketing #danielguce