Pro Business – Uji Qafshtama ne fokus te Pro Business! (23 Nentor 2020)



Pro Business – Uji Qafshtama ne fokus te Pro Business! (23 Nentor 2020)

19:01 23/11/2020

Emisioni Pro Business në televizionin Klan Plus, drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek vlerat shëndetësore dhe hisoriku i Ujit Qafshtama.

Në hapsirën prej  30 minutash është sjellë tek publiku raste të  konsumit të ujit nga familjarë, ambjentet e magazinimit, fabrika moderne e prodhimit dhe ambalazhimit ; dhe burimi i famshem në një lartësi prej 1350 metra në malin Qafshtama mes natyrës perfekte.

Uji Qafshtama është përzgjedhja e qytetarëve për shkak të  vlerave kurative dhe të shëndetshme që gëzon.

Jo më kot, sipas legjendave Uji Qafshtama ishte  përzgjedhur për tu konsumuar edhe nga familja Mbretërore Shqiptare  “ZOG”, dhe  kroi njihet nga të gjithë si  “Kroi i Nënës Mbretëreshë”.

Administratori i Kompanisë Qafshtama Z.Florant Dautaj thotë se që nga themelimi i kompanisë në vitin 2005 e deri më sot, kjo kompani ka njohur vetëm rritje në shitje.

Qellimi i drejtuesve të kompanisë, është që të zgjerojnë furnizimin me Ujë Qafshtama në të  gjithë territoret ku ka Shqiptarë, madje kërkesa për ujin e shëndetit ka edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

Vec investimeve të deritanishme; dhe hedhjes në treg të produkteve në format të ndryshëm; Kompania së shpejti pritet të sjellë për konsumatorët edhe Ujin me Vitamina.

Certifikimet që gëzon Uji Qafshtama janë të shumta, dhe këto garantojnë më tej cilësinë dhe vlerat që gëzon ky ujë.

Uji Qafshtama është përzgjedhur edhe si pjesë e fituesëve të Superbrands Albania’ s choice.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Intervistë me Z. Florant Dautaj – Administrator Kompania Qafshtama

Intervistë me Znj. Iris Rada – Përgjegjëse e Logjistikës 

Intervistë me Marsida Sulo – Laborante 

Intervistë me  Vasil Suloti – Drejtor Fabrika Qafshtama

Intervistë me Albion  Ismaili – Laborant, Teknolog






Të ngjashme