Emisioni Pro Business  në televizionin kombëtar Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek  vaksinimi I punonjësve të sektorit turistik, lajmëruar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

I ftuar në studio me gazetaren Oljana Maloku Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa tha se menjëhërë ky lajm bëri jehonë  tek partnerët ndërkombëtare të cilët e kanë pritur mjaft mirë dhe me shumë entuziazëm këtë nismë që pritet të konktetizohet  së shpejti.

Të pyetur nga Tv Klan Plus, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit thanë se tashmë po përgatiten listat me punonjësit që do ti nënshtrohen të parët këtij procesi dhe nuk jepen detaje se nga cilet do të nisë konkretisht.

Përfaqësues të sektorit të turizmit janë optimist për një sezon turistik të mbarë këtë vit dhe kjo vjen si pasojë e imunizimit të popullsisë që një pjesë pra e kanë kaluar dhe po ashtu edhe në sajë të efektit pozitiv që do të japë vaksinimi. Kjo do të bëjë që të rritet më tek besimi dhe siguria tek turistët e huaj dhe të ketë një sezon turistik më të çliruar nga pandemia.

Sa i përket linjës së re direkte të krijuar  TIRANË – DUBAI, Kasa tha se do të funksionojë jo vetëm për të dërguar qytetarët Shqiptarë për në Dubai por edhe për të sjellë turistë nga Lindja e mesme në Shqipëri, çka pritet ti sjellë një tjetër zhvillim turizmit.

Në prag të zgjedhjeve , përfaqësues të sektorit të turizmit kanë edhe kërkesa konkrete drejtuar partive politike kryesore në vend; tvsh 6% për të gjithë industrinë e turizmit, mbështetje financiare për subjektet e prekura dhe subvencionime për  familjet  shqiptare që zgjedhin vendin tonë për të pushuar deri në vlerën 100euro.

Me rëndësi nismën për vaksinimin e punonjësve të angazhuar në sektorin turistik, e sheh edhe  Z. Kujtim Dervishi,  kryetari i shoqates restorantet turistike shqiptare.Ai ka renditur edhe problemet e këtyre subjekteve si ora policore, që kufizon aktivitetin e restoranteve gjatë darkave po ashtu kërkohet edhe heqja e taksave për subjektet e organizimit të eventeve.Dervishi tha se pavarësisht se këto subjekte nuk ushtrojnë aktivitet, ata paguajnë taksë po njëlloj dhe kjo duhet të marrë fund.

 Interistë me z. Rrahman Kasa – Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar

 Intervistë me z. Kujtim Dervishi – Kryetari i Shoqates  së  Restorantet Turistike Shqiptare