Ekspertët e ekonomisë mbajnë qëndrime të ndryshme përsa i përket programit ekonomik të qeverisë. 

Olti Rrumbullaku, ekspert ekonomie është optimist për një rritje ekonomike deri në 6% që parashikohet në program brenda vitit 2021, të kundërtën mendon eksperti Ilir Ciko,  i cili thotë se “

Nëse ekonomia do të ketë ndërhyrjen e mundshme nga qeveria dhe sidmos në dy sektorë si turizmi dhe bujqësia, mudn të arrihet rritje 6%. 

Ilir Ciko

“Nuk realizohet s’ka burime për ta realizuar. Pastaj në programin kombëtar ekonomik të qeverise është thënë që në  2021 rritja ekonomike shkon deri në  4.6%.

Qëndrime të ndryshme ka edhe përsa u përket paketës 1 miliard Euro.

Olti Rrumbullaku 

Mendoj është një nisje e mirë. Qeveria ka mundësi të investoje deri në 2.5 miliard dollarë”.

 Ilir Ciko

“Koha ka treguar që është politike e dështuar. Kanë dështuar me parqet industriale”

Por çfarë u la pa u përfshirë në  programin ekonomik?

Ilir Ciko

Lufta kundër monopoleve…në program s’ka asnjë fjali për këtë. Nuk është trajtuar emigrimi që  është çështje madhore. Nuk thuhet se si mund të nxiten qytetarët mos të largohen nga Shqipëria çfarë biznesi mund te bëjnë”

Olti Rrumbullaku

“Mbështetja financiare e sipërmarrjeve te vogla dhe të mesme”.

Ekspertët thonë se për të bërë të mundur  uljen  graduale të borxhit publik në rreth 60% të PBB-së deri në fund të mandatit është e këshillueshme të këtë një marrëveshje me FMN-në për të patur më shumë garanci./KLAN PLUS