Mbeten aktive vatrat në Kukës e Mirditë

Mbetet problematike situata e zjarreve në veri të vendit. Më e vështirë është situata në Pukë, Mirditë dhe Kukës. Autoritetet njoftuan zjarri i rënë në Majën e Rrunës në Kukës vazhdon të jetë kritik edhe pse vijon puna e forcave të angazhuara nga bashkia, zjarrfikëseve dhe ushtrisë për vënien e vatrës nën kontroll.

Po punohet edhe nga ajri me një helikopter. Zjarret vijojnë të jenë aktive edhe në zonën e Mirditës, por nuk raportohet për rrezik të banesave. Në fshatin “Katund i vjetër” në Rubik ku një ditë më parë u kërkua evakuimi i banorëve situata duket se është vënë nën kontroll.

Vatra e zjarrit është izoluar, megjithëse sipas ekspertëve në terren rreziku ende nuk ka kaluar, për shkak të trungjeve të pemëve që vijojnë të digjen.

Aktualisht forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë janë duke bere verifikime duke tentuar te izolojnë një përhapje të mundshme të zjarrit. Në Mirditë mbetet aktive edhe një vatër në zonën e Molungut.

Ministria e Mbrojtjes njofton se edhe pse nuk ka vatra aktive, situata po mbahet nën monitorim edhe në jug të vendit për mos u përsëritur emergjenca e javëve të kaluara.

Tv Klan