Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme sfidën përballë Ishujve Faroe. Mësohet se kuqezinjtë do të luajnë me formacionin 4-2-3-1. Një vend në formacion do të ketë për Asllanin, mesfushorin e Interit.

Formacioni zyrtar: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Seferi; Cikalleshi

Uzuni këtë ndeshje do ta nisë nga pankina. Ai ka pasur probleme fizike dhe Sylvinho ka dashur që të mos e rrezikojë më tej.

Ndeshja që do të luhet në orën 20:45 do të transmetohet në Tv Klan./tvklan.al