Administratori i OSSH: Situata në kontroll, 2200 persona ndodhen në terren

Moti i keq përballi shumë qytete e fshatra me defekte të energjisë elektrike. Administratori i OSHEE, Petraq Liko në një intervistë për Klan News thotë se situata momentalisht është në kontroll, por gjithsesi ka ende disa zona të cilat mbeten problem.  

Liko thotë se mbi 2000 persona ndodhen në terren për të përmirësuar situatën. Dimri i cili sapo ka nisur pritet të shkaktojë sërish probleme, për të cilat OSHEE thotë se ka marrë masat.

Sipas të dhënave nga OSHEE mbi 90% e defekteve kanë ndodhur në zonat rurale që furnizohen me rrjet ajror.

Klan News