Ilir Mustafaj, kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, ka dalë para Vettingut. Seanca dëgjimore është zhvilluar me debate mes tij dhe trupës së komisionerëve.

Gjyqtari ka kërkuar vlerësimin ne të tre kriteret, jo vetëm të pasurisë siç u vendos. Gjithashtu ai ka kërkuar proces të rregullt ligjor pasi kishte kërkuar përjashtimin e relatores të çështjes Xhensila Pines, kërkesë e cila u rrëzua. Gjatë relatimit, KPK sqaroi se Mustafaj ka probleme me pasurinë pasi nuk justifikon një pjesë të saj. Kjo është kundërshtuar nga subjekti i cili argumentoi se pasuria e tij është vetëm një apartament i cili është blerë me kredi 6.4 milionë Lekë dhe nje kredi per mobilimin e tij 1.1 milionë Lekë. Ndërsa në Komisionin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar seanca për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gentian Osmani.

Me rekomandim të ONM, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij me argumentin se nuk justifikon pasurinë, duke kërkuar ndryshimin e Shkallës së Parë e cila verën e kaluar konfirmoi në detyrë prokurorin. Sipas komisonerit, Osmani ka probleme me pasurinë dhe konkretisht një apartament të blerë në Tiranë. Prokurori dorëzoi prova të reja, ndërsa trupa është tërhequr per të vendosur nëse do t’i pranojë.

Tv Klan