Emisioni “Historia ime”, në TV Klan solli ditën e sotme konfliktin për një pronë. Hafete ka treguar në studio se prej 30 vitesh, ajo është duke ndjekur gjyqet pr të përfituar një pronë, që sipas saj është në trashëgimi nga gjyshi që në vitin 1934. Vendimet e shumta të gjykatave si dhe të formës së prerë të apelit nuk po zbatohen.

Hafete tregon se ndihet e lodhur dhe gjithë këto vite, nuk i është dedikuar si duhet familjes së saj, por shprehet se do ta ndjekë çështjen deri në fund, për të plotësuar amanetin e nënës dhe babait, por edhe për të çuar një të drejtë në vend.

Mirela Milori: Dua të di atë ndjenjën kur kalon para shtëpisë tënde?

Hafete: Mamaja derisa vdiq, me pronë në gojë vdiq. Sa i thosha motrës thuaji që i morëm, që mos ikte pishman. (Qan) Mirela mos më nxirr në kamera të lutem. U lodha, jam shkatërruar nga nervat, vetëm me dokumenta, me karta në shtëpi për 30 vite. Nuk gëzova familje, nuk e di si e rrita djalin. Me djalin përdore dhe të të kërcënojnë këta.

Mirela Milori: Ku jeton tani?

Hafete: Në një pallat si e pastrehë në Korçë, po mamaja ka vuajtur shumë, me gjithë fëmijët. Lutej të flinte atje, të flinte këtu, sa kaloi edhe në depresion. Babain e futën në burg dhe prapë i tha mamit shyqyr që shpëtova. Se kishte dhe më keq. Mamaja thoshte çfarë kemi bërë? Pse të na e marrin pronën, ta kërkosh.

Mirela Milori: Pse këmbëngul dhe ke që në ’95 që rri gjyqeve?

Hafete: Kam anën morale, e ndjek si amanetin e babait dhe të mamasë, unë nuk e dua fare atë dyqan, nuk më intereson fare mua si person. Por ana morale, të ma marrë një i kohës së regjimit, që ka marrë 3 në një kohë: të tijën, të godinës 2, i pastrehë dhe pronën e tij. Ne pronarët të dalim në rrugë? Unë do ta fal për shpirtin e atij babait, por atij nuk dua t’ja lë. Unë si Hafete e ndjek nga ana morale, që të vendos një të drejtë në vend./tvklan.al