Korrenspondentja e Klan News në Korçë, Danjela Zisi, ka raportuar për përplasje dhe tension mes komisionerëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës.

Konkretisht, në Libonik ka patur debate mes komisionerëve të dy palëve. Shkak është bërë prezenca e punonjësve të administratës publike në këtë qendër. Kjo ka shkaktuar debate mes palëve, çka ka sjellë edhe bllokimin e procesit të votimit.

Edhe në Kolonjë pa patur ankesa nga komisionerë të Partisë Demokratike, të cilët kanë raportuar për prezencë të shtuar të administratës publike në Ersekë. /tvklan.al