Ish-Kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk ka plotësuar formularin

Ish-Kryetarja e Gjykatës së Lartë, aktualisht gjyqtare e Apelit të Tiranës, Shpresa Beçaj u përball me probleme në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas trupës së KPK, Beçaj nuk ka deklaruar asnjë nga shtyllat mbi të cilën kryhet vetingu, qoftë mbi pasurisë, pastërtisë e figurës apo aftësive profesionale.

Gjatë seancës dëgjimore, Beçaj dhe avokati i saj pretenduan se nuk kishte asnjë arsye që ta bënte një deklaratë të tillë, pasi në kohën kur janë plotësuar formularët nuk ka qenë gjyqtare, por avokate.

Beçaj ka një karrierë të gjatë në radhët e drejtësisë, ndërsa nga vitit 2008 deri në 2013 ka drejtuar Gjykatën e Lartë. Më pas në 2013 i kërkoi KLD që ta emërojë gjyqtare në Apelin e Tiranës, por kërkesa u shqyrtua me vonesë dhe në 2018-n ajo u emërua gjyqtare e Apelit të Tiranës. KPK pritet të japë vendimin për Beçajn më 10 Korrik.

Tv Klan