Juventus do të kërkojë të rikthehet te fitorja në kampionat dhe këtë fundjavë ka një transfertë delikate, siç është ndeshja ndaj Lecces.
Bardhezinjtë, edhe në këtë takim do të përballen me mungesa të rëndësishme. Nuk do të jetë me ekipin sulmuesi kryesor Dusan Vlahovic, i cili nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi që e ka lënë jashtë prej disa javësh. Jashtë do të jetë edhe mesfushori Weston Mckennie.
Këto mungesa u konfirmuan nga trajneri Thiago Motta, i cili gjithashtu tha se ekipi i tij duhet të bëjë një ndeshje të madhe.
“Na duhet vazhdimësia dhe të tregojmë paraqitje të shkëlqyera. Vlahovic dhe Mckennie nuk do të jenë me ne, por unë kam besim te pjesa tjetër e ekipit. Kushdo që të jetë në fushë, duhet të bëjë një ndeshje të madhe. Në këtë situatë, është e nevojshme që të gjithë të japin diçka më shumë nga vetja”, tha Motta.
Ndeshja Lecce-Juventus, do të luhet të dielën duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al