Problemet e filmit shqiptar të para ’90-ës

Problemet e filmit shqiptar të para ’90-ës

19:30 07/09/2019

Elezi: Studimi kinemasë shqiptare një domosdoshmëri

Sa herë që filmi shqiptar, kryesisht ai i para vitit 1990, zë një vend të merituar në festivalet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare kushtuar kinemasë, pritshmëria e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit është që çdo sukses i tij të përkthehet në vëmendje financiare.

Emergjenca numër një e këtij institucioni prej vitesh mbetet: “Të kemi kushtet optimale të lagështisë edhe të temperaturës në vendruajtjet tona. Duhet t’i ruajmë këto sikundër ruajmë motrat tona, sikundër ruajmë ikonat e Onufrit. Filmat tanë tani janë pothuajsë 60-vjeçarë, e për më tepër 35 milimetërshi nuk është më në botë siç ka qenë”.

Lajmi i fundit, identifikimi i kategorisë retrospektivë me posterin e “Nusja dhe shtetrrethimi” në Vienalen e Austrisë, nxori një tjetër domosdoshmëri.

“Ne duhet se s’bën të titrojmë filmat tanë. Më kujtohet kur kemi ndejtur netë të tëra që të titronim filmin ‘Nusja dhe shtetrrethimi”.

Me qëllimin që kërkesat për kinemanë e zhvilluar gjatë realizimit socialist të mos mbeten vetëm te digjitalizimi e restaurimi, Iris Elezi, vë në dispozicion të studiuesve institucionin që ajo drejton.

Tv Klan

Të ngjashme