Problemet e rënda që vijnë nga mungesa e gjumit

Problemet e rënda që vijnë nga mungesa e gjumit

14:13 26/09/2019

Të gjithëve na ka ndodhur që për arsye nga më të ndryshmet të mos bëjmë një gjumë të qetë, të rehatshëm madje edhe të mos vendosim gjumë në sy, por sipas një studimi të ri, rezulton se vetëm katër netë gjumë të dobët mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi ruan yndyrën, duke rritur në këtë mënyrë rrezikun e mbipeshës.

Studiuesit u shprehën se pjesëmarrësve që iu dha një vakt me kalori të lartë ndjeheshin më pak të kënaqur, pasi e kishin ngrënë atë, pas një gjumi jo të rehatshëm.

Ata zbuluan se ngrënia e vakteve të pasura pas mungesës së gjumit çon në një nivel më të lartë të insulinës në trup dhe përthithjen më të shpejtë të lipideve ose yndyrnave nga ushqimi. Si pasojë kjo yndyrë ruhet në trup dhe çon rrjedhimisht në shtimin e peshës.

Për këtë arsye, ekipi nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë arritën në përfundimin se mungesa e gjumit është e dëmshme dhe prandaj mjekët duhen të edukojnë pacientët e tyre për të pasur zakone të mira të gjumit.

Kjo sepse përveç mbipeshës mungesa e gjumit shkakton dhe një sërë sëmundjesh të tjera si diabet, probleme me zemrën, shfaqjen e disa llojeve të kancerit dhe mosfunksionim i duhur i metabolizmit.

Sipas po të njëjtit studim, të rriturit duhet të kenë nga shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT