Shkarkimi i Tiago Mota rrezikon që të jetë një dështim për Juventusin!

Së pari sa i përket objektivave sezonalë, nisur nga fakti se projekti i tenikut italo-brazilian zgjati vetëm 9 muaj.

Por edhe financiar, pasi ky ndryshim në stol sjell lëvizje edhe në bilanet e “Zonjës së Vjetër”.

Për Tiago Motën do të paguhen rreth 15 milionë Euro, ndërsa financiarisht do të peshojnë edhe rrogat e stafit të tij.

Kjo do të thotë më shumë humje në klubin bardhezi për vitin financiar 2024-2025. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” donin që t’i mbanin nën 32 milionë Euro humbjet, në mënyrë që bilanci të ishte pozitiv për sezonin futbollistik 2026-2027.

Por drejtuesit tani duhet të rishikojnë planet sa i përket  largimeve, por edhe afrimeve, nisur nga shpenzimet e fundit të paparashikuara, në mënyrë që të shmangin një kërkesë për financime shtesë nga aksionerët.

Sipas ‘Sportmediaset’, largimi i Motës rrezikon projektin për të ardhmen e ekipit. Për më tepër që edhe kualifikimi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, që finaciarisht përkthehet në kapital shtesë e komplikon situatën.

Në merkaton e radhës së Verës mund të ketë largime të papritura, ndërsa drejtuesit do të jenë të përmbajtur sa i përket rinovimeve.

Nga aksionerët kusht është që humbjet të mos kalojnë 32 milionë Eurot për këtë vit futbollistik.

Klan News