Ushqimi që konsumohet në lokalet përgjatë bregdetit, mënyra si ruhen dhe gatuhen produktet që u ofrohen pushuesve në plazhe në shumë raste lë për të dëshiruar. Kreu i inspektoratit Sanitar, Shëndetësor, Eltar Deda konfirmoi mbylljen e shumë subjekteve që janë gjetur me mangësi të higjienës dhe dokumentacionit.

Dedaj thotë se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm për të denoncuar ose për të mos frekuentuar lokalet që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare.

Gjatë verifikimeve është konstatuar se inspektorë të ndryshëm bashkëpunojnë me subjektet, duke toleruar mangësitë që konstatojnë. Për të shmangur këto raste Deda thotë se do të forcohen kontrollet në të gjithë vijën bregdetare.

Tv Klan