Një nga shtyllat ishte më e shkurtër në sfidën Atromitos-AEK

Një problem me portën shtyu ndeshjen e kampionatit grek mes Atromitos dhe AEK të Athinës. Një nga shtyllat ishte 2 centimetra më e ulët se tjetra.

Arbitri i ndeshjes i dha klubit pritës, Atromitosit 30 minuta kohë për ta zgjidhur, por pavarësisht përpjekjeve nuk u arrit në kohë.

Kjo bëri që ndeshja të anulohet dhe të vendoset që të luhet në një ditë tjetër. AEK është pretendent për titullin kampion, ndërsa Atromitos ndodhet në mesin e renditjes.

Tv Klan