Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se po vazhdon të vëzhgojë provat e fundit që janë bërë rreth vaksinës AstraZeneca. OBSH ka deklaruar se deri të dhënat tregojnë se përfitimet nga marrja e vaksinës janë më të mëdha se efektet anësore që të mund të shkaktojë.

Por edhe pse të dhënat janë shpresëdhënëse se vaksina është e siguritë sërish janë raportuar raste të mpiksjes së gjakut në tru.

Alejandro Cravioto, kryetar i Grupit Strategjik Këshillimor të Ekspertëve të OBSH-së për Imunizimin, tha për një konferencë se ata janë të qetë me përdorimin e vaksinës, pasi që shumë nga vendet që e përdorin atë nuk po raportojnë më probleme.

Shumë vende evropiane ndaluan përdorimin e vaksinës Covid-19 të AstraZeneca këtë muaj, por pas provave klinike dhe rekomandimit nga Agjencia Evropiane e Barnave ka rinisur përdorimi i kësaj vaksine.

Ndërkohë një ditë më parë EMA aprovoi dhe ndryshimin e emrit të vaksinës AstraZeneca në Vaxzevria./tvklan.al