Selena Gomez tha se do të tërhiqet nga muzika për një kohë, pasi i “duhet të trajtojë panikun, ankthin dhe depresionin”.

Këngëtarja amerikane tha përmes një deklarate se problemet e saj mendore janë efekte anësore të sëmundjes së lëkurës, Lupus.

Gomez ka zbuluar që vitin e kaluar se është duke u trajtuar nga Lupusi, i cili ndikon sistemin imunitar të trupit.

Gomez tha se tani i duhet kohë për t’u përballur me çështjet shëndetësore. Nuk është e qartë se sa kohë do të qëndrojë Gomez jashtë skenës./

tvklan.al