Nëse nuk jeni duke ndjekur një program ose plan gjatë izolimit, por po e kaloni pjesën më të madhe të ditës në interenet, ky mund të jetë një lajm i keq për ju. Kjo për faktin, se mund të jetë kthyer në një varësi për ju.

Sipas studiuesve është e domosdoshme që të ngrihesh nga krevati dhe të lëvizësh, edhe pse në një ambient të kufizuar sepse kjo është e mirë për shëndetin fizik.

Kjo ju lejon të zgjasni muskujt dhe të mbani larg çdo lloj dhimbjeje, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me qafën dhe shpinën. Nëse qëndroni të vendosur në një vend gjatë gjithë ditës, çdo ditë, ju krijoni një problem të madh për trupin tuaj.

Me anë të tekonolgjisë mund të informoheni me atë çfarë po ndodh në botë, por nga ana tjetër informacionet e shumta mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor.

Duhet të dini të dalloni faktet nga mitet sepse ne marrim shumë informacion, disa prej të cilave mund të jenë fake. Kjo mund të shkaktojë stres dhe të shtojë ankthin.

Të gjithë kanë nevojë për pushim, veçanërisht ata që janë duke punuar orë të gjata nga shtëpia. Por pas përfundimit të punës, shumë individë qëndrojnë zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, duke u marrë me rrjetet e tyre sociale. Kjo mund të jetë një nga shenjat e para të varësisë.

Prandaj këshillohet të mbani telefonin larg, ndërsa shkoni në shtrat dhe t’i jepni përparësi gjumit.

Shkenca thotë se varësia nga smartphone, mund të kuptohet edhe nga mënyra si ju i trajtoni përparësitë tuaja. Nëse supozoni të përfundoni një punë shtëpiake, ose një detyrë zyrtare dhe në vend të kësaj e shihni veten të tërhequr nga telefoni tuaj, atëherë ju mund të keni nevojë për një detox dixhital.

Gjithashtu përdorimi shumë i telefonit mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Ai mund të krijojë probleme në sytë tuaj, të shkaktojë acarim, kruajtje dhe në raste ekstreme edhe dëmtim të përhershëm.

Në këtë moment është e rëndësishme të disiplinoni veten tuaj, duke nisur të lexoni një libër ose të bëni stërvitje./tvklan.al