Një studim i ri tregon se traumat, abuzimi dhe marrëdhëniet jo të mira familjare gjatë fëmijërisë mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kur të arrini në moshën 50 ose 60 vjeç.

Studimi është botuar në “Shoqatën Amerikane të Zemrës”dhe zbuloi se njerëzit e ekspozuar në një klimë jo të mirë familjare, kanë më shumë se 50 përqind shanse, për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu janë të predispozuar për nivele më të larta stresi, ankthi, depresioni për pjesën tjetër të jetës.

Këta individë kanë më shumë shanse që të përfshihen edhe në sjellje të rrezikshme, por edhe të preken nga mbipesha.

Profesori i mjekësisë, Joseph Feinglass u shpreh se përvojat gjatë fëmijërisë ndikojnë drejtpërsëdrejti në mirëqenien mendore dhe fizike tek çdo individ.

Studimi vlerëson si një element të rëndësishëm, mbështetjen dhe dashurinë që prindërit duhet të shfaqin për fëmijët e tyre./tvklan.al