Shumë persona nuk mund ta nisin ditën pa pirë një kafe, sidomos në ditët e ftohta dhe me shi të dimrit. Por ndikimi i kafeinës në organizimin e njeriut është më i dëmshëm nga ç’mund të mendohet.

Kafeina ndikon në rritjen e nivelit të dopaminës së tru, e cila është përgjegjëse për aktivizimin e ndjesisë së kënaqësisë dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz janë të varur nga kafeina, por nuk e kuptojnë atë.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, kafeina mund të ndikojë për keq në trupin e njeriut duke shkaktuar probleme me lëkurën dhe organizmin.

1.Probleme me gjumin

Nutricionisti Jade Taylor tregon se kafeina rrit nivelin e përqendrimit dhe “zgjon” trurin në mëngjes, por nuk rekomandohet të konsumohet para gjumit. Studimi tregon se duhen nga 15 deri në 45 minuta, që kafeina të japë efektin e saj, në mënyrë që ajo të largojë lodhjen dhe përgjumjen. Efekti i saj zgjat për 5 ose 6 orë, prandaj duhet të evitohet në darkë, në mënyrë që të shmangen problemet me gjumin.

2. Sasia e kafeinës

Mbajtja në kontroll e sasisë së kafeinës që konsumoni gjatë ditës është e rëndësishme sepse tejkalimi i saj mund të shkaktojë migrenë dhe probleme me përqendrimin. Gjithmonë kujdesuni që ta shoqëroni kafenë me një gotë ujë.

3. Dhimbje koke

Studimi tregon se dhimbjet e kokës mund të shfaqen në momentin që keni konsumuar shumë kafeinë. Madje mund të shoqërohet me ankth dhe nervozizëm.

4.Than lëkurën

Marrja e një sasie të madhe kafeine në ditë mund të shkaktojë probleme me lëkurën. Nëse e hiqni kafeinën nga dieta e përditshme do të shihni rezultate pozitive në lëkurë, në më pak se 30 ditë, pasi mëlçia detoksikohet në mënyrë natyrale duke pastruar trupin.

Niveli i lartë i kafeinës shkakton ndryshime të sheqerit në gjak duke sjellë nivele të larta të insulinës. Rritja e insulinës shkakton rritjen e prodhimit të vajit, që do të thotë pore të bllokuara, që mund të krijojnë puçrra në fytyrë.

 5. Ndikim në peshë

Kafja juaj e preferuar mund të përmbajë më shumë se 500 kalori. Nëse konsumoni dy ose tre kafe në ditë, kjo do të thotë 1500 kalori, pa marrë parasysh edhe kaloritë gjatë marrjes së vaktit. Shumica e njerëzve shtojnë mesatarisht 3.5 lugë sheqer dhe më shumë se dy të tretat shtojnë edhe qumësht në kafenë e tyre. E gjitha kjo ka ndikim tepër të madh në peshë./tvklan.al