Studime të ndryshme që tregojnë problemet shëndetësore të shkaktuar si pasojë e stresit në punë janë kryer në të gjithë botën.

Shumica e ekspertëve shprehen se një mjedis stresues në punë është i dëmshëm për shëndetin mendor dhe madje mund të çojë në sëmundje serioze psikologjike, si depresioni dhe ankthi.

Një studim është kryer së fundmi edhe nga Universiteti Indiana në SHBA.

Sipas këtyre studiuesve rezulton se vështirësitë në vendin e punës, aftësitë njohëse më të ulëta, problemet me kolegët, mund të çojë në përkeqësim serioz të shëndetit mendor, duke rritur mundësinë e prekjes nga depresioni dhe ankthi.

“Kur kërkesa për arritjen e një rezultati të caktuar në punë është më e madhe se mundësitë e ofruara në punë ose aftësia e vetë individit për ta përballuar atë ngarkesë, ekziston një përkeqësim i shëndetit të tyre mendor”, shprehet drejtuesi kryesor i studimit, Erik Gonzalez-Mule.

Gjithashtu studiuesit zbuluan se kur një punonjës kishte më shumë kontroll mbi përgjegjësitë e tij në vendin e punës dhe jo një punë nën presion jepte rezultate dhe gëzonte një shëndet më të mirë, ndryshe nga individët e tjerë që gëzonin më pak liri dhe aftësi njohëse. /tvklan.al