Janë kontrolluar 801 subjekte gjatë sezonit veror

Aksionit kundër informalitetit në këtë sezon veror i është bashkuar edhe Policia e Shtetit. Ndërtimet pa leje, evazioni fiskal në turizëm, mallra të akcizës, apo krimet e tjera mjedisore kanë qenë në fokusin e uniformave blu. Për pasojë, 30 zyrtarë të administratës janë vënë në pranga, mes tyre një zyrtar i Bashkisë së Fierit, kryetari i Njësisë Administrative të Darëzezës, Dilaver Shyti, me akuzën e favorizimit të evazionit fiskal dhe 4 inspektorë të Bashkisë së Shkodrës.

Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit

Policia paralajmëroi procedime të tjera penale për çdo zyrtar të administratës që nuk kanë kryer detyrën, por duke lejuar informalitetin i kanë sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, por edhe buxhetit të shtetit.

Tv Klan