Dymbëdhjetë efektivë të burgut të Shënkollit në Lezhë, janë marrë nën hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale ku të dënuarit shfaqen duke festuar me raki e pije të tjera alkoolike natën e ndërrimit të viteve.

Ministria e Drejtësisë njoftoi nisjen e një hetimi ndaj shefit të policisë së burgut të Shënkollit, specialistit të informacionit, përgjegjësit të rojeve, si dhe 9 efektivëve të tjerë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se fotoja e publikuar është realizuar në ambjentet e burgut të Shënkollit në Lezhë dhe është publikuar po nga vetë të dënuarit. Hetimi administrativ ka zbuluar se punonjësit e policisë policisë kanë shkelur Rregulloren e Përgjithshme e Burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëvajtjen në institucion.

Efektivët e proceduar akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”. Veç hetimit penal ndaj punonnjësve ka nisur edhe një hetim disiplinor, për të gjitha shkeljet e konstatuara.

Tv Klan