Anti-terrori ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një tifoz të Tiranës që shfaqej në një video në rrjetet sociale duke bërë thirrje fetare gjatë ndeshjes Laçi – Tirana.

Burimet policore thonë se 23-vjeçari me iniciale M.M. është proceduar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes. Gjatë ndeshjes Laçi – Tirana, tifogrupi i ekipit të kryeqytetit bënte thirrje “Allahu Ekber”.

Video e thirrjeve fetare të këtij tifogrupi u shpërnda në rrjetet sociale. Pas analizimit të pamjeve, anti-terrori nisi hetimet ndaj 23-vjeçarit që drejtonte korin e tifozëve, duke e proceduar penalisht në gjendje të lirë për “nxitje të urrejtjes”. /tvklan.al