500 apartamente po ndërtohen nga qeveria turke

Laçi ishte një nga bashkitë që u godit rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të shkuar dhe gjysma e qytetit është kthyer në kantier rindërtimi.

500 apartamente u morën përsipër të ndërtohen nga qeveria e Erdoganit dhe për kryeministrin mënyra sesi kompanitë turke po punojnë në këtë zonë duhet marrë si shembull për procesin e rindërtimit.

“Vëllezërit tanë kanë vendosur standard këtu. Duhet të mbajmë këtë standard me të gjitha godinat”, u shpreh kryeministri Rama.

Një fond i konsiderueshëm për rindërtimin në këtë bashki po përballohet dhe nga buxheti i shtetit, për infrastrukturë kryesisht dhe objektet publike.

Në regjistrat e Bashkisë së Laçit figurojnë 800 familje të prekura nga tërmeti i vitit të shkuar.

Mbi 300 familje në Kurbin dhe 228 familje në Shijak kanë përfituar drejpërsëdrejti nga fondi 1.3 milionë Euro i qeverisë zviceriane për rikonstruksionin e banesave me dëme të lehta e mesatare.

Ministri Ahmetaj ka shoqëruar në kantierin e rindërtimit Ministrin e Jashtëm të Zvicrës për të parë nga afër banesat e rikonstruktuara me mbështetjen e këtij granti.

Tv Klan