Të tjera familje marrin banesa të reja

Shijaku bazuar në shifra duket të jetë bashkia që ka ecur me ritme më të shpejta sa i takon rindërtimit të banesave individuale. 10 familjeve të ngelura pa strehë në 26 Nëntorin e shkuar morën çelësat e shtëpisë këtë fundjavë.

Brenda vitit sipas kryebashkiakut të Shijakut do të hyjnë në shtëpitë e reja të gjithë ata që prej një viti kanë qëndruar në çadër.

Paralelisht me shtëpitë ka vijuar në këtë bashki dhe rindërtimi i shkollave, një prej të cilave dhe gjimnazi “16 Shtatori”, i sapopërfunduar. Veç rindërtimit sipas kryebashkiakut nuk mungojnë dhe investimet e tjera në infrastrukturën rrugore ku aktualisht është ne proces aksi 4 rrugët që lidh Xhafzotaj me Ndroqin dhe Plepat.

Tv Klan