Pas shembjes së 16 pallateve të dëmtuara nga 2 tërmetet e fuqishme të 21 Shtatorit dhe 26 Nëntorit të vitit të shkuar, në Shijak ka nisur operacioni i pastrimit të inerteve.

Pjesë e operacionit janë bërë dhe forcat e Ushtrisë, veç strukturave lokale, në mënyrë që të nisë brenda muajit programi i rindërtimit. Për kë ka pasur dëmtime që mund të rikuperohen pa shkuar në shembjen e ndërtesave do të dëmshpërblehen me lekë në dorë, për ta bërë individual këtë proces. Kryeministri pohon se shuma për këtë kategori është e konsiderueshme, jo vetëm në Shijak, por në të gjithë zonat e prekura.

Brenda kësaj jave do të lidhen dhe kontratat për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve të dëmtuara. Ndërsa Qershori është vendosur si afat dhe për lidhjen e kontratave e investimeve në infrastruktura e zonave të dëmtuara, si dhe për rindërtimin e banesave individuale.

Tv Klan