Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot në orën 7 të mëngjesit, në të gjithë territorin e Kosovës, filloj votimi për zgjedhjet e para të lira e demokratike për pushtetin lokal. Në zgjedhjet e Kosovës, marrin pjesë rreth 25 parti, aleanca dhe iniciativa qytetare, që konkurrojnë me rreth 5500 kandidatë, ndërmjet të cilëve 15 janë pavarur. Ata synojnë të sigurojnë një mandat dy vjeçar për të drejtuar 30 bashki.

Numri i këshilltarëve bashkiak, që pritet të mandatohet nga zgjedhjet e sotme është 920 në të gjithë vendin. I gjithë procesi zgjedhor u zhvillua nën ruajtjen e forcave të KFOR-it dhe policia e UMNIK-ut. Procesi i votimit u mbikëqyr nga 18- vëzhgues ndërkombëtar dhe 1800 vendas. Për sigurimin e një infrastrukture sa më të mirë, kanë punuar 11 mijë persona të stafeve lokale dhe një mijë nga stafi ndërkombëtar.

Sipas njërit prej vëzhguesve të huaj, procesi i sotëm i votimit, ka ecur normalisht dhe pa incidente. Këshilltarët bashkiak që do të mandatohen sot, do të zgjedhin dhe kryetarin e bashkisë. Këshilli bashkiak do të mbikëqyret nga i dërguari i OKB-së, i cili është përgjegjës për zbatimin e rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori