Emisioni Pro Business në televizionin Klan Plus , i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek ProCredit Bank për të përcjellë disa nga shërbimet kryesore bankare digjitale.

Përfaqësues të bankës kanë shpjeguar me detaje se si përdoren në mënyrë mjaft të thjeshtë këto pajisje tekneologjike që bëjnë të mundur kryerjen e shërbimeve, eleminimin e radhëve, kursim  në  kohe dhe kursim në para.

Zonat 24/7  të vetëshërbimit ofrojnë kryerjen e transaksioneve dhe shërbimeve në çdo kohë në pavarësi të plotë nga orari zyrtar i bankës.


Vetë përfaqësues të biznesit të cilët i përdorin këto shërbime digjitale bankare thonë se janë mjaft të kënaqur pasi ofrojnë  lehtësira dhe komoditet teksa kryhen transaksione dhe veprime mjaft të rëndësishme direkt nga zyrat e subjekteve.

Madje Enerjeta Miçi e cila ka më shumë se 15  vite që bashkëpunon me ProCredit ;thotë që nuk e mban mend se kur ka shkelur për herë të fundit në ambjentet e bankës pasi nevojat I kryen ne distancë në sajë të digjitalizimit që ofron banka.
Banka ProCredit, si pjese e grupit nderkombetar ProCredit Holding me qender ne Frankfurt, eshte e dedikuar për t’i ofruar klientëve shërbime bankare moderne, por që nga ana tjetër përmbushin edhe kritere të rëndësishme si transparenca, thjeshtësia dhe që plotësojnë nevojat e klientëve pa kufizime në kohë. Banka ProCredit ka ngritur prej vitesh infrastrukturën e nevojshme për të ofruar nëpërmjet kanaleve elektronike dhe dixhitale të gjitha shërbimet që një klient mund te kete nevojë. 

Andoneta Omellari nga banka ProCredit thekson se ofrohen tarifa mjaft të favorshme . Vlen të përmendim që transfertat ndërkombëtare ofrohen me komision fiks, 15 eur oper transferte pavaresisht shumes.

Intervistë me  Nertila Lamçe – ProCredit Bank

Intervistë me  Enerjeta Miçi – Përfaqësuese biznesi

Intervistë me Andoneta Omellari – ProCredit Bank