Emisioni Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek kombinimi i botës digjitale me kontaktin njerëzor që bën ProCredit Bank.

Vërehet se ProCredit ka mundur te kaloje tërësisht drejt asaj qe me siguri mund te thuhet: shërbim bankar modern, qe plotëson te gjitha kriteret per te mundësuar nje shërbim te shpejte në dispozicion kudo ku ndodheni. 

Nevojave te klienteve per udhezime, sqarime ose keshillime shtese, u pergjigjen me korrektësi  përmes nje shërbimi tejet cilesor dhe bankim në distance. Si permes “Deges Virtuale”, ashtu edhe Qendres së Kontaktit te cilat janë të specializuara në shërbimet që ofrojnë.  Zakonisht klienti nuk duhet të presë më shumë se 30 sekonda para se të lidhet me një nga stafet e  bankës ProCredit. 

Ajo qe i dallon këta Keshillues është fakti se ata janë te trajnuar, njohim mire çdo ane te shërbimeve bankare dhe kanë eksperiencë në të operuarit në mënyrë digjitale. “

Hapi i pare i lidhjes se një marrëdhenie me bankën është hapja e një llogarie rrjedhëse, të cilën e shpjegon më së miri Metina Demollaj nga ProCredit Bank.

Adelajda Oshafi, e cila punon ne banken ProCredit prej vitesh na tregon përjetimin e transformimit gradual  drejt një banke me fokus të theksuar digjital.

Ndërsa Ismet Visha na shpjegon më tepër se si veprohet  në rast se  një klient ka nevojë të kontaktojë me bankën për një asistencë në lidhje me shërbimet që përdor.

Risi është fakti se në raste kur ju duhet të përdorni kartën për blerje online, ju vetë mund të rrisni limitin e blerjes deri në  700,000 lekë/5000 euro duke evituar përdorimin, apo levizjen me cash me vete.

Dorina Rrushi është një prej klienteve të Pro Credit Bank e cila përdor sistematikisht shërbimet digjitale të kësaj banke dhe ka shpjeguar për emisionin Pro Business në Tv Klan Plus benefitet. Ajo është ekonomiste me profesion dhe vlerëson shërbimet digjitale që mundëson ProCredit bank të cilat bëjnë të mundur kryerjen e një sërë veprimeve kudo ajo ndodhet.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Interviste me Metina Demollaj  – ProCredit Bank

Interviste me Adelajda Oshafi – ProCredit Bank

Interviste me  Ismet Visha – ProCredit Bank