Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit priti ambasadorin italian, Fabrizio Bucci dhe ekspertin e sigurisë, Salvatore Gava.
Krahas prezantimit, u vlerësua bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me forcat policore në Itali dhe u dakortësua për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Drejtori Proda shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e gjithanshëm me forcat e Policisë italiane si dhe për mbështetjen në luftën kundër terrorizmit, grupeve kriminale, kultivimi dhe trafikimi i narkotikëve, migracioni i paligjshëm, si dhe për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga krimi.
Bashkëpunimi prej dekadash ka rezultuar në skuadra të shumta hetimore dhe operacione të përbashkëta policore, pjesërisht për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.
Ky bashkëpunim u zgjerua gjatë sezonit veror, si dhe për aspekte të tjera të edukimit dhe trajnimit të personelit policor.
Ndërkohë, Ambasadori dhe Eksperti i Sigurisë uruan Drejtor Prodën për detyrën e re dhe konfirmuan gatishmërinë e forcave të Policisë italiane për të bashkëpunuar ngushtë me Policinë shqiptare, si një partnere e barabartë, profesioniste dhe e besueshme, në të gjitha betejat e përbashkëta kundër krimit, me synimin për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve.
/tvklan.al