KASH: Metodologji e re për cilësinë produktit për eksportet

Në kuadër të rritjes së cilësisë së vajit të ullirit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përcaktuar një metodologji të re të analizimit të treguesve për këtë produkt. Në draftin e publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, përcaktohet koha, mënyra e ruajtjes së mostrave, si dhe degustimi përgjatë kryerjes së analizave.

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj thotë se për shkak të mungesës së mekanizimit për të rritur standardin, vendi po humbet shuma të konsiderueshme në tregjet ndërkombëtare.

Eksporteve vendase të vajit të ullirit ende u mungon etiketimi dhe marka, ku pas përpunimit, tregtohen nën logon e vajit italian.

Referuar të dhënave nga INSTAT në vitin 2022, prodhimi i ullinjve rezulton në 157.7 mijë tonë dhe ka një rritje prej 43,16% krahasuar me vitin 2021. Ndërkohë viti që lamë pas shënoi një rendiment prej 160 mijë tonë, ndonëse me rendiment më të ulët në prodhimin e vajit të ullirit.

Tv Klan