Procesi i prodhimit të monedhës virtuale Bitcoin kërkon një konsum të lartë të energjisë elektrike. Një transaksion i vetëm i Bitcoin kërkon mesatarisht 1173 kilovat/orë, energji e mjaftueshme që konsumon një shtëpi normale në 2-3 muaj.

Të dhënat janë bërë publike nga MoneySuperMarket.com, sipas të cilës, Bitcoin duket se është monedha virtuale “më e etur” për energji elektrike me një transaksion të vetëm.

Nga ana tjetër, Google që është motori më i madh i kërkimit në internet dhe Facebook që është rrjeti më i madh social, të dy së bashku konsumojnë 8 herë më pak energji se sa një transaksion i Bitcoin.

Gjatë 12 muajve të fundit, të gjitha transaksionet e Bitcoin në gjithë botën kanë përdorur 123 Teravat/orë ose 123 miliardë kWh energji.

Kjo energji është e krahasueshme me konsumin vjetor të energjisë elektrike të Norvegjisë. /tvklan.al