Rritja ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti ka vijuar trendin mbi normën 4%, njësoj si në muajt e parë të 2018-s.

Ekonomia u rrit në periudhën Prill-Qershor me 4.36%, e udhëhequr nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike. Grupi i energjisë industrisë dhe ujit u rrit me 20.87%, ku peshën më të madhe të rritjes e kishte energjia.

Përveç energjisë edhe aktivitetet shkencore, transporti dhe hoteleria pësuan një rritje mbi nivelin 8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa ndërtimi dhe komunikacioni patën një tkurrje të kontributit në ekonomi. Për të dytin 3-mujor rresht, sektori i ndërtimit pësoi një rritje negative me -2.16%.

Tv Klan