Prodhohet spray antidepresion – TV KLAN

Prodhohet spray antidepresion

Revolucion në psikiatri. Për trajtimin e depresionit mbërrin një spray që hidhet në hundë, duke lënë pas pilulat e zakonshme. “Food and Drug Administration”, agjencia amerikane rregullatore e medikamenteve, ka miratuar këtë ilaç për terapinë kundër depresionit, veçanërisht tek ata pacientë në të cilët alternativat e tjera nuk kanë dhënë rezultat pozitiv. Ky spray do të shpërndahet në mënyrë mjaft të kontrolluar dhe me kushte të forta.

Ky medikament i ri do të përdoret tek ata pacientë që kanë probleme të rënda me depresionin dhe në ato raste ku anitdepresivët e tjerë nuk kanë funksionuar. Një ndër kushtet kryesore madje është se ky spray do të përdoret nën kontrollin e mjekut në klinikë të certifikuar dhe pacienti nuk ka të drejtë ta marrë në shtëpi.

Sipas FDA ky është medikamenti i parë në botë antidepresiv që vepron në kohë rekord dhe përmirëson ndjeshëm humorin e pacientit. Ilaçet që janë aktualisht në treg i japin efektet e para pas 4-6 javësh terapi

Klan Plus

Kategori
KurioziteteTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*